Një punëtor ndërtimi ka pësuar aksident gjatë ditës së sotme në vendin e punës.
Mësohet se punëtori është rrëzuar nga rreth 3 metra lartësi, por ka rënë me kokë dhe është lënduar rëndë.
Punëtori u dërgua fillimisht në Spitalin e Mitrovicës dhe ishte në gjendje të rëndë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se punëtori tashmë është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Nga informatat e para, dyshohet që një punëtor është rrëzuar në Skënderaj. Ai u dërgua tani në QKUK”, tha ai.













