Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E rëndë/ “S’ke cofë ti bre t’i q* robtë, je e mirë me t’pre në fyt”, prizrenasi tmerron bashkëshorten, e kërcënon me prerje në fyt

15/05/2022 - 13:49
në Lajme
A A
Drenicaku i pa përmbajtshëm, me mëngjes e rrah gruan e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rast mjaft i frikshëm i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku viktimë si në shumicën e rasteve rezulton të jetë një grua, e cila u kërcënua seriozisht nga bashkëshorti i saj. E keqja që iu kanos, përveç se ishte e rëndë dhe serioze, po qe se do të realizohej do të përfundonte tragjikisht.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Adnan Krasniqi”, mbrëmë, pas mesnate, ku një grua 32-vjeçare u tmerrua nga bashkëshorti i saj 29-vjeçar B.A . Sinjali ka mësuar se si ndodhi ky rast i trishtë dhe ju sjellë të gjitha detajet më poshtë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se konfliktit i parapriu një debat mes bashkëshortëve për problemet e mëhershme që burri kishte pasur me familjen e bashkëshortes së tij, e të cilave siç duket tentoi t’u jap fund, në mes të natës, duke kërcënuar të bijën e tyre.

Sinjali mëson se përderisa çifti ishte duke komunikuar më zë të lartë e britma pas mesnatës në shtëpi, situata u tensionua aq shumë saqë gruaja u përball me një kërcënim serioz për jetën e saj, kur burri i saj nxori thikën dhe e kanosi me prerje në fyt.

Një eskalim i tillë që s’kishte ndodhur asnjëherë më parë, përkundër problemeve, tmerroi gruan e cila u përballë me bashkëshortin që iu drejtua me fjalët: “Hala s’ke cofë ti bre robtë t’i qifsha, çka je e mire me t’pre ty n’fyt, jo veç ty po edhe atë qenin tond”.

Ky kërcënim shkaktoi shqetësim e frikë te gruaja, e cila vendosi ta thërras Policinë, për të parandaluar një tragjedi që mund të përfundonte vet si viktimë.

Sipas burimeve të Sinjalit nga deklarata e gruas të dhënë para zyrtarëve policore pas denoncimit të rastit është kuptuar se çifti ka pasur probleme edhe më herët, për shkak të mosmarrëveshjeve që burri kishte me familjen e gruas.

Në rrëfimin e viktimës që e ka dhënë në Polici është përshkruar çdo detaj i këtij rasti të rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre, për çka ajo kërkoi ndihmë nga organet e rendit që ta mbrojnë nga dhuna që po pëson në familje.

Policia është vënë në veprim dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për denoncimin e gruas së tij, por pavarësisht pendimit të tij, Prokuroria ka dhënë urdhër për ndalimin e tij.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë dhe do të hetohet për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë