
Një fëmijë dyshohet të ketë mbetur i vrarë në plazhin e Himarës, raporton ABC News.
Kjo dyshohet të ketë ndodhur pas përplasjes me një motor të ujit apo “skaf” siç e quajnë në Shqipëri.
Fëmija mësohet të ketë qenë i moshës 7-vjeçare që kishte ardhur në pushime me familjen e tij nga Holanda.
Vizion plus tashmë ka publikuar një fotografi nga vendi i ngjarjes.











