Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur dje në fshatin Rezallë të Skenderajt, ku një person është sulmuar me shufër metalike, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Skenderaj, kurse i dyshuari është arrestuar.
“Fsh. Rezall, Skenderaj 05.04.2023 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht me një mjetë të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një shufër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – njofton Policia e Kosovës.











