Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Vushtrri, ku burri ka rrahur fizikisht bashkëshorten e tij të cilën e ka bërë për spital, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pas tretmanit mjekësor, viktima bashkë me katër fëmijët e saj është vendosur në strehimore.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR / DHUNË FAMILJARE
Vushtrri, 17.01.2022-09:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e sajë është vendosur në strehimore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.












