
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Fatmirësisht zjarrfikêsit e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar, kurse për dëme nuk dihet ende vlera.
Raporti i plotë policior:
Rr. Bahri Kuçi, Vushtrri 20.01.2022 – 18:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Njësitë relevante policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, deri më tani vlera e dëmit nuk dihet.











