Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, higjiena është në gjendje të mjerueshme.
Në tualetet për pacientët, vërehet një nivel i lartë i papastërtisë, i cili rrezikon seriozisht shëndetin e pacientëve.
Në fotot e publikuara shihet se si në lavamanët e këtyre tualeteve janë të vendosura qese katetrash të mbushura.
Kushte të tilla të higjienës janë potenciale për shpërndarje të infeksioneve.












