
Një rrahje mes tre femrave ka ndodhur dje në mesditë në Mitrovicë, shkruan Veriu.info.
Sipas policisë dy femra kanë rrahur nje femër tjetër e cila më pas ka pranuar tretman mjekësorë.
“Rr. Zahir Pajaziti, Mitrovicë 25.05.2023 – 13:20. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima femër kosovare pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara femra kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.










