
Edhe pse presupozohet se sjellja e tyre në publik duhet të jetë e matur dhe në përputhje me rregullativën ligjore, duke ruajtur integritetin e institucionit ku punojnë, jo gjithëherë zyrtarët policor kanë sjellje të mirë.
Mbrëmë Veriu.info ka publikuar një postim në faqen zyrtare të portalit në rrjetin social Facebook, ku dy policë shihen pa kapele derisa patrullojnë, ani pse sipas akteve ligjore të Policisë e kanë obligim mbajtjen e kapelave, por një koleg i tyre ka reaguar duke fyer rëndë redaksinë e Veriu.info, përkatësisht gazetarin që e ka publikuar shkrimin me foto.
“Ta qifshin kapelat nanen”, ka qenë komenti në postim i zyrtarit Bahri Beqiri, i cili përdorë llogarinë ne Facebook me emrin ‘Lisi Beqiri’.

Duke qenë se profili në Facebook mbanë emrin Lisi, Veriu.info ka analizuar postimet në këtë llogari në Facebook, ku shihet ai ishte bërë ‘tag’ në këtë profil në nvitin 2021, kur kishte marrë një medalje nga policia. Por ka edhe postime të tjera me fotografi të tij, të cilat konfirmojnë se ky profil është i zyrtarit policor Bahri Beqiri.

Bahri Beqiri nuk është i panjohur për publikun, pasi që ai më 2016 kishte pasur një përplasje me deputetin Rexhep Selimi.
Veriu.info fton Policinë e Kosovës që të distancohet nga gjuha fyese e zyrtarit të tyre ndaj redaksisë dhe të ndërmarrë masat adekuate ndaj tij për këtë veprim të turpshëm, në të kundërtën nëse nuk reagohet, atëherë druajmë se kjo sharje e tij do t’i motivoj eventualisht edhe kolegët e tij të veprojnë njëjtë apo ngjashëm.
*Veriu.info mbetet i përkushtuar në informimin e drejt, të paanshëm dhe të pavarur të lexuesve!












