
Një person në Vushtrri ka rrahur nënën e tij duke e bërë për spital, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vushtrri 04.01.2022 – 23:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.











