
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Vushtrri, ku një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
Vushtrri 07.02.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare, e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.











