Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë

07/01/2026 - 15:35
në Lajme
A A
Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në përfundim të procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.

Aktualisht është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media. Ai tha se në Kosovë pritet të arrijnë edhe më shumë se 3 mijë pako me fletëvotime.

“Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Më 2 janar, nga 9 kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Deri më tani, pjesa më e madhe e këtyre pakove janë sjellur në Kosovë dhe i janë nënshtrur verifikimit dhe vlerësimit. Prej tyre, janë aprovuar rreth 16 mijë dhe ato janë duke u numëruar. Ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404)”, tha Elezi.

I pyetur për çështjen e rezultateve përfundimtare, Elezi ka shpjeguar se me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar, por sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, ky institucion duhet të presë për ndonjë ankesë eventuale në administrimin e numërimit në QNR, para se të shpall rezultatet përfundimtare.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.Ai përmendi se rruga që ndjek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare, përfshin disa hapa të rëndësishëm, pjesë më e madhe e të cilëve janë kaluar.“KQZ shpall rezultatet përfundimtare vetëm pasi të përfundojnë këto procese: (1) verifikimi dhe numërimi i rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit, i cili tashmë është përmbyllur; (2) numërimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, që gjithashtu është përmbyllyr, (3) numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, i cili është në pjesën e fundit të tij si dhe (4) pasi të përfundojë shqyrtimi i ankesave të mundshme nga PZAP ose Gjykata Supreme për administrimin e numërimit”, tha tutje Elezi.

JU REKOMANDOJMË

Skandal: Zbulohen produkte të kontaminuara me baktere të rrezikshme në Qumështoren KABI (Dokument)

Skandal: Zbulohen produkte të kontaminuara me baktere të rrezikshme në Qumështoren KABI (Dokument)
29/04/2026 - 12:55

Siguria ushqimore është kthyer në një problem i madh, pasi që vazhdimisht zbulohen raste të produkteve të kontaminuara, pa afat dhe me probleme të tjera, të cilat rrezikojnë...

Më shumëDetails

Kurti dhe Rushiti gënjyen publikisht, Ambasada Britanike mohon se ka përkrahur kandidaten e VV-së

Kurti dhe Rushiti gënjyen publikisht, Ambasada Britanike mohon se ka përkrahur kandidaten e VV-së
29/04/2026 - 12:42

Kështu e përgënjeshtron Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar pretendimin e shpaluar mbrëmë nga Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e Vetëvendosjes për presidente të vendit, Feride Rushiti,...

Më shumëDetails

Mushkolaj i reagon Vjosa Osmanit: Ligjëratë nga shkatërruesja e LDK-së

Mushkolaj i reagon Vjosa Osmanit: Ligjëratë nga shkatërruesja e LDK-së
29/04/2026 - 12:31

Analisti politik Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani. Duke e komentuar mesazhin e fundit të Osmanit, ai e ka quajtur atë shkatërruese të LDK-së. “Ligjëratë nga...

Më shumëDetails

Edita Tahiri: Dikur e kemi mrekulluar botën me aftësinë tonë udhëheqëse, sot është e çuditur çfarë po i ndodh Kosovës

Tahiri kërkon ndëshkimin e Serbisë nga BE-ja
29/04/2026 - 12:20

Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend. Ajo ka krahasuar Qeverinë Kurti me ish-qeverisjet e Kosovës, konkretisht atë të PDK-së, për të cilat...

Më shumëDetails

Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese, gjendet i pa jetë një person në këtë qytet të Kosovës

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
29/04/2026 - 12:05

Një person është gjetur i vdekur, në pushimoren e shkallëve të një banese në qytetin e Gjakovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Kështu ka bërë të ditur policia në...

Më shumëDetails

Disa kongresistë amerikanë dalin me nismë për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së në Kosovë

Disa kongresistë amerikanë dalin me nismë për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së në Kosovë
29/04/2026 - 11:53

Kongresmeni Ritchie Torres dhe përfaqësuesit Gregory W. Meeks,Michael McCaul dhe Brian Mast, të cilët pasuan përfaqësuesin Eliot Engel si kryetar të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë