Përkrahje profesori Lulzim Paci ka marrë edhe nga asamblisti Fisnik Suma nga rradhët e PDK-së, në Mitrovicë, shkruan Veriu.info.
Suma ka thënë se linçimi i profesorit që vallëzon në shtëpinë e tij është i gabuar dhe i patolerueshëm.
“Orientimi i shoqërisë në këtë drejtim për sulme ndaj Profesorit në fjalë, përveç që është i gabuar, është i dëmshëm dhe i patolerueshëm”, ka shkruar ndër të tjera Suma.
Postimi i plotë:
Shoqëri bullizuese e linçuese ndaj një Profesori që vallëzon në shtëpinë dhe pronën e tij!
Orientimi i shoqërisë në këtë drejtim për sulme ndaj Profesorit në fjalë, përveç që është i gabuar, është i dëmshëm dhe i patolerueshëm.
Në shkollat dhe universitetet tona, nxënësit dhe studentët përballen çdo ditë me tallje, bullizëm, padrejtësi dhe me ngacmime seksuale nga profesorët tanë.
Kjo përbën problemin dhe shkeljen, e cila duhet luftuar dhe sanksionuar!
Orientimi i shoqërisë dhe zëri i tyre duhet të ngritet dhe përqendrohet në këtë drejtim, duke kundërshtuar thelbin e problemit.













