Kryetari i Skenderajt, Fadli Nura ka konfirmuar se ishte në drekë me të parin e Mitrovicës, Bedri Hamza.
Kështu, Nura demantoi deputetin e LVV-së, Halil Thaçi se Hamza u takua me deputetët e Listës Serbe.
“Dhe meqë kolegu Bedri Hamza ka paralajmëruar padi ndaj deputetit Halil Thaçi të VV-së, për shpifje, unë personalisht, si njëri ndër tre kryetarët (Bedri Hamza, Ferit Idrizi dhe unë) të pranishëm në takimin tonë të përbashkët, ku kemi diskutuar për çështje të interesit që na lidh puna e kompanisë Uniteti dhe tema tjera, nuk më pritet të ftohem si dëshmitar eventual në padinë e paralajmëruar nga Hamza, për t’u ballafaquar me surratin e tij në gjykatë”, shkroi Nura në njoftimin e tij në Facebook, përcjell “Veriu.info”.
Postimi i plotë
Halili i VV-së, të cilin mund ta admiroj vetëm për shkak të mbiemrit, egërsisht në një postim, paska deklaruar trillime që në gjuhën popullore mund të thuhet RRENË!
Mes urrejtjes së shquar të VV ndaj fytyrave publike e njerëzve kredibil, veçmas ndaj PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, që kontributin dhe angazhimin e tyre i njeh historia, e bën të “mundur të ndodh” një takim që nuk ka ndodhur në të vërtetë.
Sipas gënjeshtrës së tij, Bedri Hamza dhe përfaqësues tjerë të PDK-së, janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe.
Dhe meqë kolegu Bedri Hamza ka paralajmëruar padi ndaj deputetit Halil Thaçi të VV-së, për shpifje, unë personalisht, si njëri ndër tre kryetarët (Bedri Hamza, Ferit Idrizi dhe unë) të pranishëm në takimin tonë të përbashkët, ku kemi diskutuar për çështje të interesit që na lidh puna e kompanisë Uniteti dhe tema tjera, nuk më pritet të ftohem si dëshmitar eventual në padinë e paralajmëruar nga Hamza, për t’u ballafaquar me surratin e tij në gjykatë./Veriu.info












