Pas vendimit për krijimin e Fondit për Siguri nga kryeministri Kurti, këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se do të dhurojë pesë mijë euro për këtë fond.
“Personalisht nga mbrëmjet e mia që kam në këtë javë, para të cilat i marrë nga Diaspora, do ti dhurojē 3000€ në fondin për siguri, e po ashtu 2000€ nga Fondacioni ynë i cili është i fuqishëm nga duart e shqiptarëve”, ka shkruar Tahiri.
Mes tjerash ai ka thënë se ky është momenti që kosovarët të tregojnë se sa patriot janë.












