Shoqata e Naftëtarëve ka dalë kundër vendimit që ka marrë ministrja Rozeta Hajdari, për caktimin e çmimit tavan për derivatet e naftës, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani.
“Shoqata e Naftetarëve, sot nga ora 11:00 mbajti një takim të jashtëzakonshëm, ku temë diskutimi ishte vendimi i MINT: Ref. Nr.01/59, date; 28.07.2023”, tha ai.
Sipas Berjanit, pas diskutimeve, me vendim unanim u vendos që të ushtrohet ankesë.
“Që të ushtrohet ankesë ne këtë vendim pranë MINT, sepse nuk janë plotesuar kushtet ligjore për marrjen e këtij vendimi. Dhe të kërkohet interpretim ligjor lidhur me ligjshmërinë e këtyre vendimeve”, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, ministria që e drejton Hajdari ka marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për dervitatet e naftës.
Hajdari ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të vendimit për mbylljen e Klan Kosovës, gjë që ka nxitur reagime të shumta.













