Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Edhe nëse ishte i dehur, nuk e justifikon dhunën, e aq më pak vrasjen”: Flet vëllai i Agon Zejnullahut

08/07/2025 - 10:23
në Lajme
A A
“Edhe nëse ishte i dehur, nuk e justifikon dhunën, e aq më pak vrasjen”: Flet vëllai i Agon Zejnullahut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, është deklaruar publikisht për rastin që ka tronditur opinionin.

I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai foli me emocione për vdekjen e vëllait të tij, duke e quajtur ngjarjen të papranueshme dhe të tmerrshme, sidomos në një vend që pretendon të jetë demokratik.

“Se di qysh lejohet në një shtet demokratik me ndodh diçka e tillë. Edhe nëse do ishte nën ndikim të alkoolit, ligji nuk ta lejon dhunën pse është një person i dehur, dhe në fund edhe vrasjen”,  tha ai.

Tutje Zejnullahu, shprehu edhe pakënaqësinë për mënyrën se si është trajtuar rasti nga policia.

“Policët, nëse muj me i quajt policë, e kanë thirr mjekën. Dhe mjekja,  qysh ka thënë, e cila nuk ka arsye të  gënjejë sepse nuk e njohim  fillimisht, kështu që ajo zonja që nuk po më kujtohet emri, e ka marrë një telefonatë për një rrahje diçka. Kur ka shku në vendngjarje ia kanë kumtuar si një rrahje me ndonjë gërvishtje. Kur ka shku në vendin e ngjarjes, e ka gjetur të vdekur, me pranga, në mënyrë të tmerrshme”,  rrëfeu ai.

Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi për propozimin e Haradinajt për Thaçin president: Burrështetas, politikani më i madh i vendit

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
24/08/2026 - 19:51

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar që ish-presidenti Hashim Thaçi, të rikthehet në postin e shefit të vendit, të cilin e la kur mori rrugën për në Hagë. Në...

Më shumëDetails

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK
24/08/2026 - 19:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e një marrëveshje për bashkëqeversisje mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Mustafa ka thënë se koha për të...

Më shumëDetails

Musliu: Më 16 shtator shpresoj që liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në Kosovë

Musliu: Më 16 shtator shpresoj që liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në Kosovë
24/08/2026 - 19:32

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk ka pasur besim në këtë gjykatë, duke e cilësuar atë...

Më shumëDetails

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit
24/08/2026 - 18:51

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me polemikat e fundit për riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për riparimin e...

Më shumëDetails

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
24/08/2026 - 18:27

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer në FRONTAL të T7 për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Express.Kadriaj ka thënë...

Më shumëDetails

Afera 15-milionëshe me naftë e “IP Petrol”, Prokuroria e merr lëndën në shqyrtim

Afera 15-milionëshe me naftë e “IP Petrol”, Prokuroria e merr lëndën në shqyrtim
24/08/2026 - 17:57

Afera e tenderit mbi 15 milionë euro për furnizim me derivate, ku kompania “IP Petrol” dyshohet se përdori një dokument të falsifikuar të “British Petroleum”, tashmë ka mbërritur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë