Edhe një barrikadë e re është vendosur këtë mëngjes.
Ura e re që lidh magjistralen me Mitrovicën e Veriut është bllokuar nga disa kamionë.
Siç shihet, aty janë vendosur disa kamionë me zhavor, duke bllokuar qarkullimin.
Kujtojmë se kjo bllokadë erdhi pak minuta pas asaj që u vendos në Lagjen e Boshnjakëve.
Ndryshe, veriu tani thuajse u bllokua nga të gjitha anët nga rreth 10 barrikada.












