
Pas shtrenjtimit të derivateve në Kosovë, kompanitë e autobusëve filluan t’i rrisin çmimet e biletave shkrun Veriu.info.
Por pas ka reaguar Qeveria e Kosovës e cila ka marrë vendim që kategoritë që preken më shumē nga rritja e çmimeve të udhëtimit do të paguajnë përgjysmë biletat e autobusit.
Kurse sot në redaksinë e Veriu.info ka ardhur një ankesë nga një student i cili bileten e autobusit në relacionin Mitrovicë-Prishtinë e ka paguar me çmim prej 1,50 cent, anipse është dashur të paguajë 1 euro.
Duket se kompanive të autobusëve u ka konvenuar rritja e çmimeve dhe nuk po e përfillin vendimet e vendosura nga qeveria e Kosovës./Veriu.info.











