
Ia kishte thyer telefonin e kanosur një femer në shtëpinë e saj, këtë veprim dyshohet ta ketë bërë ish i dashuri e krejt kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Viktima ka marr tretman mjekësorë, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë:
Vushtrri 05.05.2023 – 05:10. Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar kishte shkuar në banesën e viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë në lidhje. I dyshuari e kishte sulmuar viktimën dhe ia kishte thyer telefonin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut nuk vërehen shenja të dhunës. Është njoftuar mbrojtësi i viktimave, në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, si dhe u është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.











