Turqia me në fund ka vendosur t’i japë një goditje të rëndë Rusisë në luftën që ajo po zhvillon në Ukrainë, dhe me ketë vendim Rusisë i bëhet shumë e vështirë veprimi nga deti.
Bëhet me dije se autoritetet turke kanë mbyllur ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve për të gjitha anijet ushtarake.
Vendimi i Turqisë bazohet në Konventën e Montreux të vitit 1936, sipas së cilët ajo Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.
Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, përfshirë këtu dhe Rusinë, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse ajo vetë kërcënohet.
Ky vendim i Turqisë vjen pas mbledhjes që kishte kabineti presidencial.
Ndërsa presidenti turk, Tayyip Erdogan ka thënë e konsideron të papranueshëm sulmin rus mbi Ukrainën dhe ka vlerësuar luftën e popullit ukrainas. Por ka shtuar se Turqia nuk do cenoj interesat e saja kombëtare, por as nuk do lë pas dore ekuilibrat rajonal dhe global.
KËTU mund ta lexoni lajmin e plotë.












