Tashmë, edhe Bashkimi Evropian dhe të tjerë partnerë ndërkombëtarë iu kanë bërë thirrje serbëve të veriut të vendit që të mos braktisin institucionet e Kosovës. Por, për çudi deri tash nuk ka asnjë reagim nga Qeveria Rama.
Kryeministri shqiptar ka qëndruar deri në këtë kohë (15:17, 6 nëntor) i heshtur në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.
Nuk ka pasur asnjë reagim nga ai, apo qeveria të cilën e drejtën.
Në anën tjetër, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në të cilin ka denoncuar presidentit serb se po dëshiron të ndezë një konflikt të ri në rajon.
Berisha u shpreh edhe se Vuçiq ishte (sic) “vëllai i Ramës”.
Kujtojmë se lutje drejtuar serbëve të vendit që të mos lëshojnë institucionet u ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Nacionale













