
Nuk ka kaluar pa vlerësime e analiza performansa e djeshme e dy kryeministrave të Kosovës e Shqipërisë, Albin Kurtit e Edi Ramës, që drejtuan mbledhjet e dy qeverive në Prishtinë, ku nënshkruan rreth 20 marrëveshje.
Pos, anës protokolare, dita e djeshme u karakterizua me batuta dhe ndërhyrje të Ramës, me çka u vlerësua se dominoi krejtësisht. Kurti habiti duke vëzhguar, dikush tha se kjo ndodhi për shkak se ishte në rolin e nikoqirit.
Të hënën që shkoi, më 20 qershor, qeveritë e Kosovës e Shqipërisë u takuan në Prishtinë për të tetën herë me radhë.
Logoja që u tha se përshkruan një bashkëpunim të pafundmë mes dy shteteve, sikur ishte menduar për t’i tejkaluar raportet e acaruara mes përfaqësuesve të dy vendeve.
Raportet Kosovë -Shqipëri janë edhe të afërta edhe të komplikuara. Kurti e Rama kanë mospajtime të hapura për çështje të ndryshme, Presidentja Osmani pothuajse s’ka komunikim fare me Ramën.
Ky i fundit në të kaluarën ka pasur përplasje edhe me Haradinajn. Me të takuar Kurtin, Rama bëri me dije se është i pandreqshëm kur janë pyetje batutat nëpër takime.
Kur përfundoi fjalën në mbledhjen e qeverisë e përmendi një qen që e kishte parë në vendin ku e priti Kurti dhe Garda FSK’së.
“Po lehte një qen, u ndalë sapo filluan hymnet…të fala qenit” tha pak a shumë kështu Rama, duke aluduar qartë në kritikët e tij.
Duke komentuar gjithë atë që ndodhi në Prishtinë, analisti politik Fatos Lubonja tha se mbledhja e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, nuk prodhoi asgjë përmbajtjesore, përveçse një shou.
“Shou që e kemi parë edhe herëve të tjera, shou patriotizmi. Edi Ramën që e njohim më mirë ne këndej, e kuptojmë që ai është në terrenin e vet, sepse përgjithësisht ai është i shoqërisë së spektaklit” tha Lubonja.
“Por, nuk e mora e vesh se pse kishte hyrë me bë rolin e një figuranti të shout të Ramës Albin Kurti atje”, vlerësoi ai.
Lubonja thotë se ky spektakël u përgatit nga vetë Edi Rama pas akuzave që iu bënë atij në Kosovë pas marrëveshjeve të nënshkruara me presidentin e Serbisë në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Profesori i Filozofosisë Blerim Latifi mbrëmë në Pressing pati një vlerësim pak a shumë të ngjashëm. Ai tha se ka mbetur i habitur nga Kurti. “Debati i muajve të fundit në Ballkan është debati për Ballkanin e Hapur. Rama e di këtë. U mundua ta shpjegojë me një thënie filozofike. ’Ballkani i Hapur as nuk na bashkon, as nuk na ndan’. Thënie edhe pak sofiste.
Kjo çështje nuk mund të anashkalohet. Rama thotë se ka marrëdhënie idilike mes dy vendeve.
Kurti më habiti se si u sill gjatë mbledhjes. Më dukej nganjëherë se ishe zv.kryeminsitër i Ramës. Dukej i heshtur. Nuk i përgjigjej batutave. Ishte nikoqir, por është edhe kryeministër.
Heshtja e tij bëri që Rama të dominoj të gjithë hapësirën dhe që të flitej për të këto dy ditë”, tha Latifi në Pressing në T7.
Përveç batutave, që munguan nga ana e Kurtit, Rama i adresoi edhe mospajtimet mes tyre? Rama shpjegoi se ai dhe Kurti kanë bindje të forta.
“Ne jemi njëkohësisht njerëz me bindje të forta dhe sa herë të shikosh njerëz me bindje të forta që kanë dakordësi për çdo gjë, do të thotë se atyre o u janë dobësuar bindjet, o s’i kanë pasur ndonjëherë të forta”, ka thënë Rama.
E duke i mohuar fërkimet dhe duke kritikuar ashpër ata që fusin ‘ ka shtuar se në takimet e tij me Kurtin ka shumë të qeshura dhe autoironi.











