
Kryeministri shqiptar Edi Rama në postimin e sotëm të mëngjesit ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“MIRËMËNGJES Shqipe – Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook, duke bashkëngjitur edhe një ilustrim me flamurin e Kosovës.
Nga Shqiëpria urimin për pavarësi e solli dje edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i cili u prit me nderime shtetërore nga e para e vendit, Vjosa Osmani.











