Edita Tahiri ka reaguar për zhvillimet politike në Kosovë, duke thënë se pas përfundimit të krizës dyvjeçare, vendi duhet të fokusohet në sfidat kryesore.
Ajo ka veçuar drejtësinë për çlirimtarët, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe nxjerrjen e Kosovës nga izolimi ndërkombëtar.
Tahiri ka kritikuar gjithashtu qeverisjen e Vetëvendosjes, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve konkrete.
Sipas saj, bashkëpunimi dhe uniteti politik për interesat shtetërore e kombëtare janë të domosdoshme për tejkalimin e gjendjes aktuale.













