Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

EFJ dhe organizatat tjera: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve nga VV – Kurti nuk u zotua që t’i dënojë

26/03/2026 - 08:53
në Lajme
A A
EFJ dhe organizatat tjera: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve nga VV – Kurti nuk u zotua që t’i dënojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liria e mediave në Kosovë ka pësuar rënie që nga viti 2023, pas një sërë zhvillimesh negative, duke kërkuar veprim të menjëhershëm politik nga qeveria, vlerësoi një mision ndërkombëtar për lirinë e mediave, ku morën pjesë Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe organizata të tjera.

Pas një vizite dyditore në Prishtinë, në kuadër të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, delegacioni konstatoi se niveli i qëndrueshëm i lirisë së mediave në Kosovë është zëvendësuar me një periudhë përkeqësimi gjatë tre viteve të fundit.

“Megjithëse Kosova vazhdon të ketë një peizazh mediatik pluralist, nivele të ulëta të dhunës fizike ndaj gazetarëve dhe legjislacion kryesisht të harmonizuar me standardet evropiane, disa standarde janë minuar nga partia në pushtet, Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën e EFJ-së.

Ndër shqetësimet kryesore, sipas vlerësimit janë: miratimi i një ligji për media (më pas i shpallur antikushtetues), i cili do të rriste kontrollin politik mbi Komisionin e Pavarur të Mediavem financimi i pamjaftueshëm dhe presioni politik ndaj RTK-së si dhe rritja e vazhdueshme e sulmeve verbale dhe denigrimit të gazetarëve nga zyrtarë të partisë në pushtet.

“Këto zhvillime kanë dëmtuar progresin e mëparshëm të Kosovës në fushën e lirisë së mediave dhe kanë cenuar statusin e saj si një ndër vendet më të avancuara në rajon në këtë drejtim”.

Sa i përket sigurisë së gazetarëve, delegacioni vlerësoi përmirësimet në trajtimin e rasteve nga prokuroria dhe gjykatat. Strategjia e re e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën 2026–2028, e cila prioritizon rastet që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe paditë SLAPP, është mirëpritur dhe tashmë ka dhënë rezultate konkrete me trajtim më të shpejtë të rasteve.

Megjithatë, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, numri i rasteve të denigrimit, diskreditimit dhe ngacmimit online ndaj gazetarëve – sidomos nga figura politike – është rritur ndjeshëm, duke arritur kulmin në vitin 2025. Një burim kryesor i këtyre sulmeve janë politikanët e Vetëvendosjes.

Delegacioni shprehu shqetësim të veçantë për përdorimin e narrativave toksike nga zyrtarë të kësaj partie, të cilët i etiketojnë gazetarët kritikë si “mercenarë serbë” apo “agjentë të huaj”.

“Në rastin e mediave të komuniteteve jo-shumicë, presionet shtohen edhe nga kërcënime të jashtme dhe mungesa e qasjes në informacion në gjuhët e tyre”.

Gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, delegacioni i bëri thirrje atij dhe zyrtarëve të qeverisë që të dënojnë publikisht këto sulme dhe të shmangin gjuhën përçarëse ndaj gazetarëve.

“Megjithatë, Kurti nuk u zotua për një dënim të tillë publik”.

Ndërkohë, delegacioni theksoi se, pavarësisht problemeve me ndikimin e interesave biznesore në media, kjo nuk e përjashton përgjegjësinë e qeverisë për përkeqësimin e lirisë së mediave.

Gjithashtu, u kërkua forcimi i pavarësisë dhe financimit të RTK-së, si dhe harmonizimi i legjislacionit me Aktin Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA). Delegacioni ngriti shqetësime për kushte të vështira ekonomike, mungesë investimesh dhe raportime për ndërhyrje politike në transmetuesin publik.

Në aspektin ligjor, Kosova mbetet kryesisht në përputhje me standardet e BE-së dhe nuk ka pasur arrestime të gazetarëve në vitet e fundit. Kryeministri Kurti dha garanci verbale se shpifja nuk do të rikriminalizohet, ndonëse ka pasur thirrje të tilla nga zyrtarë të lartë të partisë së tij.

“Megjithatë, fakti që Gjykata Kushtetuese rrëzoi një ligj që cenonte pavarësinë e rregullatorit të mediave konsiderohet një sinjal alarmi për presionin në rritje ndaj sistemit mediatik”.

Delegacioni theksoi se liria e mediave është një shtyllë kyçe për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe bëri thirrje për hapa konkretë për rikthimin e besimit dhe përparimit në këtë fushë.

“Një raport i detajuar me rekomandime do t’i dorëzohet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian, OKB-në dhe OSBE-në”, thuhet në komunikatë.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: Rrugët ilegale për armë në veri ende aktive, po cenohet siguria

Ramadani: Zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe
26/03/2026 - 09:53

Në veri të vendit pothuajse gjatë secilës javë po gjenden sasi armatimi. Rasti i fundit është para pak ditësh në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varagaë të...

Më shumëDetails

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara
26/03/2026 - 09:33

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e shtimit të buxhetit për komunat e vendit dhe rishikimit të tij në një afat sa më të shpejtë. Drejtori...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri: Nëse nuk reflekton Kurti, zgjedhjet janë të pashmangshme

Haziri: Kurti mori obligime për Asociacionin, pastaj u mundua 6-7 muaj që t’ia linte prushin në dorë presidentes e kryekuvendarit
26/03/2026 - 09:20

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka thënë se nëse nuk reflekton kryeministri Kurti atëherë zgjedhjet do të jenë...

Më shumëDetails

Trump: Udhëheqësit e Iranit janë “të frikësuar” të pranojnë se po negociojnë me SHBA-në

Trump: Udhëheqësit e Iranit janë “të frikësuar” të pranojnë se po negociojnë me SHBA-në
26/03/2026 - 09:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se udhëheqësit e Iranit janë “të frikësuar” të pranojnë se po negociojnë me SHBA-në. Trump këmbënguli se Irani “po negocion”, duke thënë:...

Më shumëDetails

CNN: Irani po e forcon mbrojtjen e Ishullit Kharg në pritje potenciale të sulmit tokësor nga ShBA-ja

CNN: Irani po e forcon mbrojtjen e Ishullit Kharg në pritje potenciale të sulmit tokësor nga ShBA-ja
26/03/2026 - 08:34

Irani ka vendosur kurthe dhe ka vendosur personel ushtarak e mbrojtje ajrore shtesë në Ishullin Kharg në javët e fundit si përgatitje për një operacion të mundshëm të...

Më shumëDetails

Supremja ua njeh pensionistëve kontributpagues edhe diplomat e pasjanarit 1991

Supremja ua njeh pensionistëve kontributpagues edhe diplomat e pasjanarit 1991
26/03/2026 - 08:11

Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm një nen të udhëzimit administrativ, që pensionistëve kontributpagues u kërkonte dëshmi të shkollimit të para 1 janarit 1991, për të përfituar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë