Dega e LDK-së në Prizren ka njoftuar se ekonomisti Xhavit Buzhala ka aderuar në këtë parti.
Ai është pritur nga Driton Selmanaj, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, transmeton VeriuInfo.
Njoftimi i LDK:
Mirë se erdhe z. Buzhala🤝
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, tanimë është hapur dhe çdo ditë po pret njerëz dhe kuadro të përgaditura brenda shtëpisë tonë të madhe.
LDK-së në Prizren i është bashkuar edhe ekonomisti i shquar, z. Xhavit Buzhala i cili një jetë ia kushtoi punëve të mira dhe profesionale.
Z.Buzhala ka marrë pjesë në specializime, trajnime dhe vizita studimore jashtë vendit si në Washington, Berlin, Romë,Torino dhe në univestitetin e Harvardit në SHBA.
Angazhimi dhe kontributi i z. Buzhala në shumë institucione, e bën atë një personalitet shumë profesional dhe njohës të mirë të politikave ekonomike të vendit.
Bashkë me z. Buzhala, do vazhdojmë të angazhohemi për fuqizimin e LDK-së dhe ta sjellim qeverisjen e mirë të LDK-së në Prizren.
Na priftë e mbara, z. Xhavit✌️













