Pas më shumë se 1 muaj grevë në sektorin e arsimit, të hënën pritet të fillojë mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se 54% e anëtarësisë së SBAShK-ut kanë votuar për pezullimin e grevës në arsim deri në janar dhe fillimin e mësimit ditën e hënë.
Mësimdhënësit janë në grevë që nga 25 gushti dhe ditët e fundit kanë zhvilluar votim të anëtarësisë për pezullimin e grevës dhe fillimin e mësimit.
Nesër pritet që SBAShK-u të bëjë publike votën e anëtarësisë.
Kujtojmë që SBAShK dhe qeveria e Kosovës janë në pozicione të ngurta tash e më shumë se një muaj, e para me kërkesën për 100 euro shtesë në pagë deri në miratimin e Ligjit të Pagave kurse e dyta përmes pakos së inflacionit ka ofruar 50 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik së paku deri në fund të vitit./Veriu.info/












