Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, Egzon, Besnik e Fadil Salihut dhe Shefik Rexhepit iu sekuestruan 4 vetura e dokumente (Dëshmi)

12/03/2023 - 18:06
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan disa vetura, 83 955 euro, armë e prova të tjera.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Rasim Maloku, më 8 mars 2023 ka bërë kërkesë për ‘urdhër ndalues përfundimtar për sekuestrimin e provave, pasurisë së specializuar në urdhërin e Gjykatës’.

Veriu.info ka siguruar kërkesën e prokurorit Rasim Maloku të bërë Gjykatës Themelore në Ferizaj, në çështjen penale ndaj të pandehurve: Kadri Gërbeshi, Egzon Salihu, Besnik Salihu, Skender Bajrami, Ibrahim Gërbeshi, Fatmir Gërbeshi, Fitim Vershevci, Nexhmi Abazi, Ilir Vershevci, Ajvaz Muzaqi, Bahri Abazi, Lindrit Haradinaj, Shukri Haxhiu, Shefik Rexhepi, Fadil Salihu, Arsi Saraqi, Bashkim Osmani, Mujë Ademi dhe Ramiz Ademi.

Në kërkesën e siguruar nga Veriu.info, në mesin e provave tjera shihet se prokurori Rasim Maloku i ka propozuar gjykatës të urdhëroj masë të përkohëshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar.

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Veriu.info gjatë aksionit kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi, të pendehurve iu kanë sekuestruar automjete, mjete elektronike, armë e para.

Në kërkesën e prokurorit bëhet e ditur se të pandehurve Egzon Salihu, Besnik Salihu, Fadil Salihu e Shefik Rexhepi iu kanë sekuestruar:

Egzon Salihu
a) Një fletore me shënime
b) 17 fleta dokumente noteriale
c) Veturë AUDI A8
d) Veturë BMË X5
e) Telefon IPHONE

Besnik Salihu
a) IPHONE 14
b) Veturë GOLF VIII
c) Dokumente noteriale dhe të shkruara me dorë
d) Dy fletore me shënime

 

Fadil Salihu
a) Automjet Range Rover
b) Telefon IPHONE 12

Shefik Rexhepi:
a) Telefone IPHONE 12
b) Telefone IPHONE 11
c) Kartela (qarkullimet me kompaninë IMA Sh.P.K.)

VIJON: Veriu.info do të publikojë për secilin prej të pandehurve gjitha mjetet e tjera të sekuestruara, si: armë, mjete elektronike, dokumentacion, etj.

Lexoni edhe:

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/Prokurori Maloku kërkon nga gjykata që veturat e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë (Dokument)

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/ Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu sekuestruan 4 vetura, 2 armë dhe dokumente (Dëshmi)

I dyshuari për fajde, Skender Bajrami, u lirua nga gjykata! Nga QKUK drejt në hapje të “Prishtina Mall”, a do të ankohet në Apel prokurori i rastit Rasim Maloku?

 

 

Tags: Fajde

JU REKOMANDOJMË

Takimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhiun – Tahiri: Mungesë e skajshme e transparencës

AAK nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2025, Tahiri: S’ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm
23/02/2026 - 19:24

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për takimet që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar lidhur me çështjen e presidentit me dy nga krerët e opozitës,...

Më shumëDetails

Ish-zëdhënësi i qeverisë emërohet zëvendësministër i Arsimit

Ish-zëdhënësi i qeverisë emërohet zëvendësministër i Arsimit
23/02/2026 - 18:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës. Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka...

Më shumëDetails

Kur do t’i dërgoj Kosova trupa të FSK’së në Gaza?

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Ushtria e Kosovës një nga 12 ushtritë që iu bashkuan Operacionit ‘Interflex’ për trajnimin e trupave ukrainase
23/02/2026 - 18:15

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare për Gazën. Kurti theksoi se FSK-ja shquhet ndërkombëtarisht sa i përket kërkim-shpëtimit...

Më shumëDetails

Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te baca Rifat

Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te baca Rifat
23/02/2026 - 17:44

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar që mbrëmë ka qëndruar në familjen Jashari, e ka takuar Rifat Jasharin. Kurti thotë se me të u takuan pasi që goxha kohë...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

Egzon Salihu Auto Lipjani
23/02/2026 - 16:40

Aksioni policor kundër fajdes, i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të...

Më shumëDetails

Kurti pas takimit më Abdixhikun flet për kapitull të ri të raporteve me partitë politike, nuk preferon zgjedhje të reja

Kurti pas takimit më Abdixhikun flet për kapitull të ri të raporteve me partitë politike, nuk preferon zgjedhje të reja
23/02/2026 - 16:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi dy orësh me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe deputetë të Kuvendit,deklaroi ku janë diskutuar zhvillimet politike në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    543 Shpërndaje
    Shpërndaje 217 Tweet 136
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    371 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • DOKUMENT: Kurti e degradon fort Besnik Bislimin, kjo është detyra e tij e re

    329 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 82
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    803 Shpërndaje
    Shpërndaje 321 Tweet 201
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    697 Shpërndaje
    Shpërndaje 279 Tweet 174

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë