Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, Egzon, Besnik e Fadil Salihut dhe Shefik Rexhepit iu sekuestruan 4 vetura e dokumente (Dëshmi)

12/03/2023 - 18:06
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan disa vetura, 83 955 euro, armë e prova të tjera.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Rasim Maloku, më 8 mars 2023 ka bërë kërkesë për ‘urdhër ndalues përfundimtar për sekuestrimin e provave, pasurisë së specializuar në urdhërin e Gjykatës’.

Veriu.info ka siguruar kërkesën e prokurorit Rasim Maloku të bërë Gjykatës Themelore në Ferizaj, në çështjen penale ndaj të pandehurve: Kadri Gërbeshi, Egzon Salihu, Besnik Salihu, Skender Bajrami, Ibrahim Gërbeshi, Fatmir Gërbeshi, Fitim Vershevci, Nexhmi Abazi, Ilir Vershevci, Ajvaz Muzaqi, Bahri Abazi, Lindrit Haradinaj, Shukri Haxhiu, Shefik Rexhepi, Fadil Salihu, Arsi Saraqi, Bashkim Osmani, Mujë Ademi dhe Ramiz Ademi.

Në kërkesën e siguruar nga Veriu.info, në mesin e provave tjera shihet se prokurori Rasim Maloku i ka propozuar gjykatës të urdhëroj masë të përkohëshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar.

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Veriu.info gjatë aksionit kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi, të pendehurve iu kanë sekuestruar automjete, mjete elektronike, armë e para.

Në kërkesën e prokurorit bëhet e ditur se të pandehurve Egzon Salihu, Besnik Salihu, Fadil Salihu e Shefik Rexhepi iu kanë sekuestruar:

Egzon Salihu
a) Një fletore me shënime
b) 17 fleta dokumente noteriale
c) Veturë AUDI A8
d) Veturë BMË X5
e) Telefon IPHONE

Besnik Salihu
a) IPHONE 14
b) Veturë GOLF VIII
c) Dokumente noteriale dhe të shkruara me dorë
d) Dy fletore me shënime

 

Fadil Salihu
a) Automjet Range Rover
b) Telefon IPHONE 12

Shefik Rexhepi:
a) Telefone IPHONE 12
b) Telefone IPHONE 11
c) Kartela (qarkullimet me kompaninë IMA Sh.P.K.)

VIJON: Veriu.info do të publikojë për secilin prej të pandehurve gjitha mjetet e tjera të sekuestruara, si: armë, mjete elektronike, dokumentacion, etj.

Lexoni edhe:

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/Prokurori Maloku kërkon nga gjykata që veturat e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë (Dokument)

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/ Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu sekuestruan 4 vetura, 2 armë dhe dokumente (Dëshmi)

I dyshuari për fajde, Skender Bajrami, u lirua nga gjykata! Nga QKUK drejt në hapje të “Prishtina Mall”, a do të ankohet në Apel prokurori i rastit Rasim Maloku?

 

 

Tags: Fajde

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
26/08/2026 - 17:43

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është takuar me përfaqësuesit e Aleancës që kur kjo parti i kishte...

Më shumëDetails

80-vjeçarja u gjet pa shenja jete, burri i dyshuari – çka dihet deri më tani për krimin në Prizren

Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren
26/08/2026 - 17:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit, ku 80-vjeçarja Liza Dushi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ndërsa bashkëshorti...

Më shumëDetails

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot, në fokus çështja e Presidentit

Kurti e ftoi në takim, kjo është përgjigja e papritur e Abdixhikut
26/08/2026 - 17:20

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku në qendër...

Më shumëDetails

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin
26/08/2026 - 17:13

Gjykata Themelore në Pejë, këtë të hënë, i shpalli të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ngjarje kjo që kishte...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon hetim të plotë pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
26/08/2026 - 16:42

U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit dhe...

Më shumëDetails

Ky është 81-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Prizren – viktima kishte lëndime në trup, çifti ishte vetëm në shtëpi

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
26/08/2026 - 16:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një grua 80-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, ndërsa hetimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë