Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive/Aktvendimi i Gjykatës: Asnjë provë nuk e mbështet dyshimin e bazuar se ish drejtori Muzliukaj dhe ish nënkryetari kanë kryer veprën penale, ata nuk kanë tejkaluar kompetencat ligjore (Dokument)

22/06/2023 - 14:39
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka dhe ish Drejtori i Drejtorisë për Gjeoezi e Kadastër, Hysen Muzliukaj, ishin arrestuar më 14 korrik nga policia me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën dyshimin  e kryerjen së veprës penale ’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Një ditë pas arrestimit, Mujka e Muzliukaj kanë dalë para Gjykata Themelore ne Prishtine, ku gjykatësi nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit për caktimit të masës së paraburgimit, por ka aprovuar kërkesën e avokatit të Hysen Muzliukajt që të lirohen në procedurë të rregullt, përderisa avokati i Faruk Mujkës kishte deklaruar se është dakord edhe me masën e paraqitjes së të pandehurit Mujka në stacion policor. Pra, të dy të pandehurit janë plotësisht të lirë dhe procedurat e mëtutjeshme ligjore do të zhvillohen pa ndonjë masë kufizuese ndaj tyre.

Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është është aktvendim refuzues ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Hysen Muzliukaj dhe Faruk Mujka, me çrast gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre nga masa e ndalimit.

Në faqen 2 të aktvendimit të Gjykatës nis arsyetimi i lirimit të tyre, ku shpjegohet se fillimisht Prokuroria Speciale e Kosovës  vlerëson që dy të pandehurit “me dashje kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo tjetrin, duke tejkaluar kështu kompetencat e tyre zyrtare”. Po ashtu shpjegohet se Mujka dhe Muzliukaj vetëm kanë bërë propozim-vendim drejtuar Kuvendit Komunal, për këmbimin e një prone komunale dhe pronën private të një personi fizik.

Pas dëgjmit të deklaratave të prokurores Iliriana Çollaku, avokatëve të të pandehurve dhe vet të të pandehurve, në faqe 5 te aktvendimit thuhet: “ Gjykata pas dëgjimit të palëe në procedurë dhe pas analizimit të kërkesës dhe shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit nuk është e bazuar”.

Në faqe 6 të aktvendimit të gjykatës të siguruar nga Veriu.info, ndër të tjera thuhet: “nga provat e bashkëngjitura në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në asnjë provë personale apo materiale nuk e mbështesin dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritet zyrtar”.

Po ashtu në faqe 8 dhe 9 të aktvendimit të gjykatës thuhet: “Në rastin konkret e bazuar në dosjen e lëndës, qartazi shihet se të pandehurit kanë vepruar në kuadër të kompetencave të tyre zyrtare, ashtu që i pandehurit Hysen Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Mitrovicës, pas përgatitjes së dosjes, përmes nënkryetarit të komunës së Mitrovicës, gjegjësisht të pandehurit Faruk Mujka kanë bërë propozimin që prona në fjalë të këmbehet për interes publik dhe ky propozim ishte futur në rend dite për trajtim në mbledhjen e 44 të rregullt të Kuendit të Komunës më datë 29.04.2021, ku Kuvendi Komunal me shumicë të votave (pa asnjë kundër) e ka miratuar propozimin e lartëcekur, fakt ky që vërtetohet edhe nga procesverbali i mbledhjes. Ku është pas ishte nxjerrë vendim nga kryetari i Kuvendit për lejimin e këmbimit të pronës dhe i njëjti është dërguar në Ministrinë e Pushtetit Lokal për Vlerësim të Ligjshmërisë. Më pas MAPL ka vlerësuar së ky vendim për këmbimin e pronave është është në pajtim të plotë me dispozitat ligjore në fuqi. I njëjti është dërguar edhe në Ministrinë e Financave për vlerësim, dhe që të dy ministrit e kanë vlerësuar si vendim ligjor, përkatësisht në harmoni me dispozitat ligjore, duke mos gjetur shkeljeligjore.”

Në faqe 9 të aktvendimit të gjykatës të siguruar nga Veriu.info, thuhet se: “Nga provat e lartëcekur, gjykata nuk gjen se të pandehurit kanë tejkaluar kompetencat e tyre të parapara me ligj, pasi që bazuar në nenin 25, paragrafi 6 të ligjit nr.06/L-092 për dhënien në Shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, i cili ka përcaktuar qartë se Kuvendi i Komunës pas shqyrtimit të propozimit të kryetarit vendos me votim, pra më shumicë të votave. Bazuar në këtë dispozitë, qartazi shihet se vendimmarrja i takon Kuvendit Komunal (v.j.: 35 asamblistëve) dhe jo drejtorit apo nënkryetarit të komunës …  Propozimi ka qenë në kuadër të kompetencave të tyre ligjore dhe në aspektin juridik propozimet nuk kanë efekte juridike, sepse nuk shkaktojnë pasoja apo efekte juridike, pasi që vendimmarrja lidhur me këtë propozim sipas ligjit i takon Kuvendit Komunal.”

Ndryshe, prej vitit të kaluar Faruk Mujka ushtron detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes ‘Ibër Lepenc’, ndërsa Hysen Muzliukaj detyrën e këshilltarit politik në Ministinë e Bujqësisë./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë