Një incident me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur sonte në veri të Kosovës.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ky incident me armë zjarri ka ndodhur mes Policisë së Kosovës dhe grupeve kriminale serbe.
Siç mëson Veriu.info, si pasojë e këtij sulmi të ndodhur në një pikë kontrolli të policisë, kanë mbetur të plagosur dy policë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se njëri nga policët është në gjendje kritike shëndetësore.