Në mes të muajit gusht ka ndodhur një incident me armë zjari në stacionin policor në Zveçan, ku dyshohet se një polici i ka shkrepur armë.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se zyrtarit policor i ka shkrepur arma në dysheme të njërës prej zyreve të këtij policor.
Veriu.info ka pyetur Inspektoratin Policor për incidentin, ku këta të fundit ka konfirmuar se e kanë trajtuar rastin.
“Referuar pyetjeve nga mediumi juaj, Gazeta Online Veriu.info, ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK) ka trajtuar rastin në fjalë dhe ka zhvilluar një hetim preliminar, për çka edhe është konsultuar Prokurori Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. I njëjti ka vlerësuar se në rastin në fjalë nuk ka elemente të ndonjë vepre penale, andaj IPK ka përcjellur rastin në Policinë e Kosovës për ta trajtuar në aspektin administrativ – disiplinor”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor për Veriu.info.
Për detaje të tjera, Inspektorati policor ka thënë se mund t’iu drejtohemi Policisë së Kosovës./Veriu.info













