Inspektorati i Punës ka shqiptuar masë ndëshkikore ndaj ndërmarrjes “Trepça” për shkak se nuk i pagoi orët shtesë për punëtorët e kompanisë, gjë që parashihet me ligj dhe udhëzime administrative, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ndërmarrja që përfaqësohet nga kryeshefi ekzekutiv, Enisa Abdurrahmani, është dënuar me 300 euro, shumë të cilën duhet ta paguaj në afat prej 8 ditësh.
Gazeta Online Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e Inspektoratit të Punës, ku thuhet se Trepça Sh.A., me mospagesën për punën më të gjatë se orari i plotë ka bërë shkelje dhe është përgjegjës për: cënimin e dispozitës 56 paragrafi 1,4,5 të Ligjit 03/L 212 të Punës e sanksionuar me nenin 7 paragrafi 2.25 të udhëzimit administrativ 07/2012 për përcaktimin e gjobave dhe shumave konkrete për shkelje të dispozitave të Ligjit të Punës, i shqiptohet gjoba në lartësi prej 300 euro.
Dokumenti i plotë: