Ditën e djeshme Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht për arrestimin e dy personave për marrje dhe dhënie ryshfeti.
Sipas burimeve Veriu.info raportoi se personi i arrestuar është inspektori i ATK-së, Qazim Mustafa dhe një person i nacionalitetit boshnjak nga Novi Pazari.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas Policisë pas kontrolli tek i dyshuari janë gjetur 135€ që dyshohet se janë pranuar si formé ryshfeti.
DHËNIE & MARRJE E RYSHFETIT
Mitrovicë / 24.04.2024 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura dhënie & marrje e ryshfetit. Gjatë kontrollit tek i dyshuari person zyrtar janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme gjithsejtë 135 €, qe dyshohet se janë pranuar si forme e ryshfetit.Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.