
12 gushti ishte datë tragjike për Sami Morinën, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht për ngjarjen e rëndë ku i ndjeri u gjet i vdekur dhe me plagë në trup.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për këtë ngjarje që është rikualifikuar në vrasje e rëndë.
Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda prokurorisë se dy të arrestuarit janë Xhevat Nuhi dhe Kemajl Mustafa.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar të hënën, Xhevat Nuhi, siç njoftoi policia e Kosovës.
“Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë – Mitrovicë, 14 gusht 2023 – Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 56 vjeçar”.
“Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”, thuhej në njoftimin e policisë.
Personi i dytë, Kemajl Mustafa, është arrestuar sot.
“Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë Mitrovicë, 14 gusht 2023 Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.












