Pak më parë u raportua se KFOR-i ka tërhequr rrethojat prej gjembave tek komuna e Zveçanit.
Por Gazeta Online Veriu info mëson nga burimet e saj se KFOR-i nuk ka hequr rrethojat tek komuna e Zveçanit, por vetëm i ka tërhequr disa metra mbrapa për të liruar hyrjen e një shkolle që gjendet pranë.
Pra siç mëson Veriu info prezenca e misionit të NATO-s në Zveçan mbetet e njëjtë dhe me mision të njëjtë.











