
Minatorët grevistë që grevuan për dy ditë më radhë për kthimin në punë të minatorëve të suspenduar, janë intervistuar sot nga policia s Kosovës dhe janë liruar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar njëri nga minatorët që është ftuar për të dhënë deklaratë në polici.
Minatorët po grevonin për kthimin në punë të minatorëve të suspenduar për rastin e sulmit ndaj ud të kryeshefit Enis Abdurrahmanit në tetor të vitit të kaluar.
Greva është ndëprerë para disa ditësh pas një marrëveshje mes menaxhmentit dhe grevistëve sipas së cilës minatorët e suspenduar në tetor të vitit të kaluar do t’i nënshtrohen komisionit disiplinor më 28 shkurt 2022./Veriu.info/











