Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:50, në Sharpelj-Jarinje, në brezin kufitar me Serbinë, ka ndaluar një person të dyshuar, i cili udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale, i cili po ashtu me vete kishte pasur armë, shkruan Veriu.info.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me iniciale M.J.(1984), i cili ishte duke drejtuar automjetin “Golf karavan”, ngjyrë e bardhë, me targa serbe.
Gjatë kontrollit të automjetit në bagazh të automjetit të dyshuarit i është gjetur një armë automatike (mitraloz).
Burimet e Veriu.info nga Prokuroria mësojnë se arma automarike mitraloz është e ish policit Milan Janicijeviç që ka dhënë dorëheqje kohë më parë nga policia.













