
Veriu.info sonte ka raportuar se Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës po zhvillon një aksion në Prishtinë, ku ka edhe të arrestuar.
LAJMI I FUNDIT: Antidroga e Policisë aksion në Prishtinë, cak dilerët e njohur, ka të arrestuar
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se në këtë aksion janë arrestuar tre persona.
Sipas burimeve të Veriu.info, në mesin e tre të arrestuarve është edhe L.H., nip i Andi Pajazitit, i cili njohet me nofkën Andi ‘Italiani’.
Mësohet se është konfiskuar edhe një sasi e substancave narkotike, e cila dyshohet se iu përket tre llojeve të ndryshme.
Foto: Ilustrim
LAJMI I FUNDIT: Antidroga e Policisë aksion në Prishtinë, cak dilerët e njohur, ka të arrestuar











