
Një nga personat e plagosur serbë është dërguar për tretman në emergjencën e spitalit të Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Nga këtu i njëjti është transferuar për trajtim të mëtejm për në QKUK.
Këtë informacion për Veriu.info e ka konfirmuar njëri nga punonjësit mjekësor të Spitalit të Mitrovicës.
Ai ka thënë për gazetën se personi që është pranuar ka pasur një frakturë dhe një plagë hyrëse dalëse.
Veriu.info po qëndron pranë Spitalit të Mitrovicës.










