
Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht për konkursin për rektor të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, ku aplikuan 4 kandidatë.
Nga katër kandidatët, Veriu.info pas një hulumtimika zbuluar se kandidatja Nurten Deva ishte dënuar nga gjykata për vepër penale mosraportim i pasurisë.
Deva ishte dënuar me gjobë në vlerë prej 800 euro.
Të njëjtës, pra kandidates Nurten Deva i është refuzuar kandidatura nga komisionit profesional për shkak se ajo nuk ka sjell vërtetimin nga gjykata që dëshmon se nuk është e dënuar.
Kështu mëson Gazeta Online Veriu.info nga burimet e saj, se Devës i është refuzuar kandidatura për këtë shkak.
Sipas aktakuzës, e njëjta nuk kishte deklaruar të dhënat e kërkuara, në atë mënyrë që në formularin i cili i referohet deklarimit të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, fitimit material në Agjencinë Kundër Korrupsionit në periudhën nga 1 mars 2020 deri më 31 mars 2020, për vitin paraprak, nuk ka deklaruar të dhënat e kërkuara në formën e sipërpërmendur, në lidhje me të arriturat realisht dhe për vitin paraprak nga 1 janar 2019 deri më 31 dhjetor 2019, ku ka paraqitur shumën e të hyrave neto në vlerë prej 20 mijë e 213 euro, dhe jo të hyrat faktike në vlerë prej 25 mijë e 52 euro.
Me këtë, ajo ngarkohej se kishte kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni. 430 paragrafi 2 i Kodit Penal.











