Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë.
Depot janë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një komunikate nga ky dikaster në Facebook.
Paparaci më parë raportoi nga burimet e saj se aksioni u zhvillua në disa depo të ndryshme të Kosovës.
Sipas po të njëjtave burime në këto depo janë zbuluar mbi 100 mijë litra vaj që nuk janë hedhur në treg me qëllim të rritjes së çmimeve.
Shumica e kësaj sasie sipas burimeve është gjetur në depot e “Viva Fresh Store”.













