Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore i ka rënë në gjurmë grupit që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë.
KosovaNews nga burimet e saj brenda Policisë mëson se në orët e pasdites ka lokalizuar disa të dyshuar dhe tashmë i ka arrestuar disa nga personat që u përfshinë në grabitjen e argjendarisë, para tre ditësh në qytetin e Suahrekës ku mbeti i plagosur një polic.
Operacioni është në zhvillim e sipër dhe posa të kemi informacione të reja do të raportojmë.












