Policia e Kosovës po vazhdon me sukses aksionet kundër kontrabanduesve të drogës anembanë Kosovës, me theks të veçantë në veri të vendit.
Burime të Veriu.info nga institucionet e sigurisë bëjnë të ditur, se sot rreth orës 15:30 policia ka zbuluar një laboratoe gjigant të drogës në Zveçan.
Sipas burimeve të Veriu.info laboratori është zbuluar në lokalitetin e quajtur Izvor të Zveçanit.
Veriun.info mëson se laboratori është zbuluar në shtëpi e Sinisha Nedelkoviq, i cili është pronar edhe i shtëpisë së mallrave “Metal” në Zveçan.
Mësohet se aty është konfikuar edhe një sasi e madhe e drogës, për llojin e të cilës akoma nuk ka informacione.
Veriu.info do të ju mbajë të i formuar për ngjarjen. Qendroni me ne!