
Gjykata Speciale ka vazhduar edhe sot me aksione e saj në Kosovë, pas bastisjes së djeshme në shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.
Sonte policia ka ndaluar ish komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun me urdhër të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info ka konfirmuar nga burimet e saj se ndalimi i Lushtakut është bërë për çështje të telefonit, në kuadër të aksioneve siç i konsideron gjykata speciale për pengim të drejtësisë.
Veriu.info do t’iu mbajë të informuar në vazhdimësi për ngjarjen.











