Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Skender Bajramit të A.S. “Alberti” iu sekuestrua një revole, 57 fishekë, telefoni dhe një dosje e shitjes (Dokument)

12/03/2023 - 18:34
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan disa vetura, 83 955 euro, armë e prova të tjera.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Rasim Maloku, më 8 mars 2023 ka bërë kërkesë për ‘urdhër ndalues përfundimtar për sekuestrimin e provave, pasurisë së specializuar në urdhërin e Gjykatës’.

Veriu.info ka siguruar kërkesën e prokurorit Rasim Maloku të bërë Gjykatës Themelore në Ferizaj, në çështjen penale ndaj të pandehurve: Kadri Gërbeshi, Egzon Salihu, Besnik Salihu, Skender Bajrami, Ibrahim Gërbeshi, Fatmir Gërbeshi, Fitim Vershevci, Nexhmi Abazi, Ilir Vershevci, Ajvaz Muzaqi, Bahri Abazi, Lindrit Haradinaj, Shukri Haxhiu, Shefik Rexhepi, Fadil Salihu, Arsi Saraqi, Bashkim Osmani, Mujë Ademi dhe Ramiz Ademi.

Në kërkesën e siguruar nga Veriu.info, në mesin e provave tjera shihet se prokurori Rasim Maloku i ka propozuar gjykatës të urdhëroj masë të përkohëshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar.

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Veriu.info gjatë aksionit kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi, të pendehurve iu kanë sekuestruar automjete, mjete elektronike, armë e para.

Në mesin e të arrestuarve në këtë aksion ishte edhe Skender Bajrami – pronar i Auto Sallon “Alberti”, i cili pas aksionit tha se është i sëmurë dhe ishte shtrirë në QKUK për trajtim, aty edhe ku u mbajt seanca dëgjimore ndaj tij, ku edhe u vendos të që ndaj tij mos të aprovohet masa e paraburgimit, por vetëm një masë e veçantë që ia ndalon atij t’iu afrohet të dëmtuarve Xhavit Shala, Samir Bajrami, Salih Sinani, si dhe të bashkëakuzuarve në distancë prej 50 metra.

Por Skender Bajrami e mori vetën shpejt dhe pas lirimit nga arresti, ai mori pjesë në hapjen solemne të Qendrës Tregtare “Prishtina Mall”, ku është aksionar me 17 milionë euro (10%). Pjesë e ceremonisë së hapjes së kësaj qendre, bashkë me të arrestuarit për dyshimin e dhënies së fajdes në tri raste, ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në kërkesën e prokurorit bëhet e ditur se të pandehurit Skender Bajrami i janë sekuestruar:

a) Telefon IPHONE 13 ProMax
b) Revole Sig Sauer me 2 karikator
c) 57 fishekë
d) Sënduk i armës
e) Dosja e shitjes Fat. 71/22.

VIJON: Veriu.info do të publikojë për secilin prej të pandehurve gjitha mjetet e tjera të sekuestruara, si: armë, mjete elektronike, dokumentacion, etj.

Lexoni edhe:

I dyshuari për fajde, Skender Bajrami, u lirua nga gjykata! Nga QKUK drejt në hapje të “Prishtina Mall”, a do të ankohet në Apel prokurori i rastit Rasim Maloku?

Vendimi për lirimin e Skender Bajramit të dyshuar për fajde u mor në QKUK, i njëjti menjëherë pas vendimit lëshon spitalin dhe merr pjesë në hapjen e “Prishtina Mall”

Rasti skandaloz i lirimit të arrestuarit për fajde, Skender Bajrami – reagon AVONET: Gjykatat të mos krijojnë drejtësie selektive!

Ekskluzive: Seanca u mbajt në QKUK – Ja si ndikoi prokurori Rasim Maloku në lehtësimin e marrjes së vendimit për lirimin e të arrestuarit për fajde, Skender Bajrami (Dokument)

“Era shtet”! Lirohet Skender Bajrami – pronar i A.S. “Alberti”, i arrestuar për fajde

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, Egzon, Besnik e Fatmir Salihut dhe Shefik Rexhepit iu sekuestruan 4 vetura e dokumente (Dëshmi)

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/ Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu sekuestruan 4 vetura, 2 armë dhe dokumente (Dëshmi)

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/Prokurori Maloku kërkon nga gjykata që veturat e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë (Dokument)

Tags: Fajde

JU REKOMANDOJMË

“Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

“Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”
03/04/2026 - 23:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme, ka thënë se 540 mijë euro është vlera xhipi i kryeministrit Albin...

Më shumëDetails

Dugolli: Opozita të vijë me një propozim të përbashkët për Presidentin, le të na sfidojnë si LVV!

Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
03/04/2026 - 22:51

I ftuari i radhës në emisionin ‘Blic Interview’ është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Dugolli tha se Lëvizja Vetëvendosje është jashtëzakonisht e interesuar të zgjidhet...

Më shumëDetails

Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran
03/04/2026 - 22:38

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata. Trump refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve të...

Më shumëDetails

“Godet”, zotëria i parë nga Carralluka

“Godet”, zotëria i parë nga Carralluka
03/04/2026 - 22:28

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut që nesër merr detyrën e presidentes, ka sulmuar opozitën, një ditë para se të bëhet Zotëri i Parë. Krasniqi do të jetë...

Më shumëDetails

Lumir Abdixhiku takohet me Albin Kurtin të hënën paradite, konfirmon Lutfi Haziri

Lumir Abdixhiku takohet me Albin Kurtin të hënën paradite, konfirmon Lutfi Haziri
03/04/2026 - 22:09

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Ai tha se Kosova tash e një kohë është...

Më shumëDetails

Ekspozita me pasaktësi për mas’akrat, Shkëlzen Gashi: Pjesa dërmuese e qytetarëve e dinë se nuk i kam shërbyer Serbisë

Ekspozita me pasaktësi për mas’akrat, Shkëlzen Gashi: Pjesa dërmuese e qytetarëve e dinë se nuk i kam shërbyer Serbisë
03/04/2026 - 21:56

Shkëlzen Gashi, është deklaruar rreth kritikave që i janë bërë atij për ekspozitën në sheshin e kryeqytetit Masakrat në Kosovë, duke thënë se emri i tij është përdorur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë