Dy pikat kufitare që ndajnë Kosovën me Serbinë Jarinje dhe Bërnjak do të hapen sot për qarkullim.
Këtë e kanë konfirmuar burime nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
“Me aprovimin e institucioneve kompetente, sot duke filluar nga ora 13 e 30 të fillohet me hapjen e pikave për qarkullim në Jarinje dhe Bërnjak, të njoftohet pala serbe lidhur me fillimin e qarkullimit për qytetarë dhe automjetet”, ka thënë ky burim i gazetës brenda MPB.
Gazeta Blic ka provuar të flas me policinë e Kosovës dhe MPB, por që asnjëra nuk kanë hapur telefonat për të konfirmuar këtë lajm.













