Ekspert i komunikacionit, Nol Deda në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me testimin e unazës së brendshme nga ana e komunës së Prishtinës.
Ai u shpreh se menaxhimi i situatave të testimeve të tilla është mjaftë problem.
“Për menaxhimin e situatave të tilla, të testimeve të tilla është problem, duhet të ngriten në këmbë edhe policia, edhe komuna, edhe inxhinierët, edhe duhet merret staf nga jashtë për t’u realizuar kjo. Ajo që më ka mbetur në kokë është pse nuk janë shfrytëzuar dy shiritat e qarkullimit në shiritin e majtë, dy shiritat kanë qenë të zbrazët”, tha ai.
Deda u shpreh se testimi i sotëm i unazës së brendshme do të ndihmojë në identifikimin e problemeve, përcjell Klankosova.tv.
“Janë bërë dy vikende, janë evidentuar pengesat dhe problemet dhe i kanë eliminuar, edhe tani testimi është bërë të premten, kur ka më së shumti tollovi dhe këtu do të identifikohen problemet. Komuna e Prishtinës e ka bërë këtë projekt të rrugës njëkahore me arsyeshmëri teknike, nuk kanë pasur kohë që të merren me numërimin e automjeteve, fati më i keq dhe në atë kohë u kam thënë se faza e dytë është për të përcaktuar pikat e konfliktit dhe eliminimin e pikave të konfliktit. Përparim Rama duhet ta ketë parasysh që të bëhet auditimi i sigurisë së komplet qytetit”, u shpreh tutje ai.













