Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekspertët: BE-ja synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serbi

23/02/2026 - 08:16
në Kryesore, Lajme
A A
BE publikon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Formimi i qeverisë së re në Kosovë dhe mesazhi se dialogu me Beogradin është prioritet, së bashku me paralajmërimin për një takim në nivel të lartë, tregojnë se BE synon të rrisë angazhimin politik, vlerëson Milosh Pavkoviq nga Qendra për Politikat Evropiane.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kalla tha se qeveria e re e Kosovës është “një shtysë e re” për dialogun dhe shprehu gatishmërinë për të pritur një takim të shpejtë.

“Kjo është një sinjal i fortë se BE dëshiron t’i japë dialogut më shumë peshë. Deri tani procesi është zhvilluar kryesisht në nivel teknik, gjë që është treguar e pamjaftueshme. Përfshirja e Përfaqësueses së Lartë, si autoriteti më i lartë politik në këtë proces, mund të kontribuojë që palët të rikthehen në tryezë dhe më në fund të nisin një zbatim më serioz”, ka thënë Milosh Pavkoviq – Qendra për Politikat Evropiane.

Sa i përket temave të ardhshme, ekspertët ne Beograd vlerësojnë se fokusi kryesor i BE-së, nga njëra anë, do të jetë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Beogradi do të kërkohet zbatimi i obligimeve të marra në kuadër të dialogut.

“Nga Beogradi pritet të vazhdojë të jetë bashkëpunues, të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të vazhdojë me zbatimin e detyrimeve të marra përsipër, për shembull çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, e cila mund të riaktualizohet gjatë pranverës”, ka shtuar Pavkoviq.

Në lidhje me rolin e SHBA-së, Pavkoviq thekson se Uashingtoni aktualisht mbështet formatin e Brukselit dhe i ka lënë BE-së rolin udhëheqës në ndërmjetësim. Në Beograd vlerësohet se periudha në vijim do të tregojë nëse angazhimi i shtuar politik i BE-së do të sjellë përparim konkret, apo nëse procesi do të vazhdojë të mbetet i ngarkuar me mosbesim dhe zbatim të ngadaltë të marrëveshjeve./rtk

JU REKOMANDOJMË

A po fshihej krejt kohën në Kosovë -Artan Grubi u arrestua sot në Bllacë, për çka kërkohet në Maqedoninë e Veriut?

A po fshihej  krejt kohën në Kosovë -Artan Grubi u arrestua sot në Bllacë, për çka kërkohet në Maqedoninë e Veriut?
23/02/2026 - 09:13

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u arrestua sot në pikën kufitare Bllacë, ndërsa ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”. Arrestimi vjen në një kohë...

Më shumëDetails

Avni Arifi: LVV nuk i ka votat për presidentin

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
23/02/2026 - 08:56

Afati për zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës po afron. Analisti politik, Avni Arifi, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se pavarësisht fitores bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje më 28 dhjetor,...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, Kurti takohet sot me Abdixhikun

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?
23/02/2026 - 08:46

Këtë të hënë, kryeministri Albin Kurti do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një postimi...

Më shumëDetails

Natë e zezë për Kosovën: 3 persona humbën jetën!

Natë e zezë për Kosovën: 3 persona humbën jetën!
23/02/2026 - 08:30

Një natë e kobshme ka qenë kjo e diel për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh. Rasti i parë...

Më shumëDetails

Ymeri me rezerva për vendimin e Ramës: Shkolla publike s’duhet t’i përshtatet orareve fetare

Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
23/02/2026 - 08:01

Analisti Visar Ymeri e sheh me rezervë vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor gjatë muajit të Ramazanit, duke theksuar se shkolla publike duhet ta...

Më shumëDetails

Qeveria ndan 4 milionë euro për Luginën e Preshevës, Sinani: Shpreh mirënjohje e thellë për Kurtin

Qeveria ndan 4 milionë euro për Luginën e Preshevës, Sinani: Shpreh mirënjohje e thellë për Kurtin
22/02/2026 - 22:25

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro nga buxheti për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik nga Serbia, për të cilën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    450 Shpërndaje
    Shpërndaje 180 Tweet 113
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    686 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 172
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    784 Shpërndaje
    Shpërndaje 314 Tweet 196
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    697 Shpërndaje
    Shpërndaje 279 Tweet 174
  • Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

    301 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë